Mar 13, 2019 13:48 Europe/Tirane
  • Fiset në provincën Al-Mohra të Jemenit përleshën me mercenarët sauditë

Protestat e banorëve dhe fiseve të provincës Al-Mohre të Jemenit ndaj kalimit të kamionëve transportues të pajisjeve ushtarake të Arabisë Saudite, kanë rezultuar me shpërthimin e përleshjeve të armatosura mes forcave të tyre dhe mercenarëve të Arabisë Sauditë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se banorët e dhe fiset e provincës Al-Mohra ishin mbledhur për të protestuar kundër pranisë ushtarake të regjimit Al Saud në provincën Al-Mohra në lindje të Jemenit dhe kishin mbyllur rrugën e kalimit të kamionëve që transportin armë në rajonin Shahan dhe Hat.

Luftimet filluan pasi mercenarët saudit kishin filluar të sulmonin dhe të hapnin zjarr në drejtim të banorëve të provincës Al-Mohra.

Fiset jemenase në këtë provincës edhe më parë nuk kishin lejuar mercenarët e Arabisë Sauditë të krijojnë bazë ushtarake në rajonin Shahan dhe ishin përleshur me ata.

 

Tags

Komente