Aug 21, 2019 08:03 Europe/Tirane
  • Xha’afari: Faktori kryesor i tensioneve në rajon është Izraeli

Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka thënë se pushtimi i tokave arabe nga ana e Izraelit është faktori kryesor i trazirave dhe tensioneve në Azinë Perëndimore.

Bashar Xha’afari, i pranishëm në KS të OKB ku janë analizuar sfidat e sigurisë dhe të paqes në Azinë Perëndimore tha: Rajoni i Azisë perëndimore për shkak të politikave imorale të kolonizatorëve, ka qenë dëshmitar i zhvillimeve të tmerrshme dhe tragjike. Në vazhdim të fjalës së tij, përfaqësuesi i Sirisë në OKB gjithashtu ka kërkuar largimin e forcave pushtuese turke dhe amerikane nga territori i Sirisë. Amerika dhe Turqia me pretekstin e luftës kundër grupeve terroriste pa marrë leje nga qeveria siriane kanë dërguar trupa ushtarake në këtë vend. Damasku deri tani shumë herë ka protestuar kundër pranisë ushtarake të Turqisë dhe Amerikës në Siri duke i konsideruar ata si pushtues. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. 

Tags

Komente