Aug 27, 2019 10:07 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Irakut: Hashd Shaabi është pjesë e forcave të armatosura të Irakut

Ministri i jashtëm i Irakut duke reaguar ndaj sulmeve ndaj forcave Hashd Shabi deklaroi: Ne nuk do të lejojmë shkeljen e sovranitetit të Irakut.

Muhamed Ali Hakim, ministër i jashtëm i Irakut ka reaguar ndaj sulmeve të regjimit sionist kundër pozicioneve të forcave Hashd Shaabi në Irak dhe tha: Ne nuk do të lejojmë shkeljen e sovranitetit të Irakut. Nëse do të vërtetohet implikimi i çdo pale të huaj në sulmet e fundit në Irak, përgjigja do të jetë në kuadër të normave dhe dispozitave ndërkombëtare, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm irakian. Ai shtoi se forcat Hashd Shaabi janë pjesë e forcave të armatosura të Irakut dhe veprojnë në bazë të komandës së përgjithshme të forcave të armatosura. Ministri i jashtëm irakian gjithashtu shprehu domosdoshmërinë e respektimit të sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe shtoi se rrugëzgjidhja politike është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës në këtë vend.

Tags

Komente