Shtator 10, 2019 16:14 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Çfarëdo lloj lufte kundër Iranit, do të thotë fundi i Izraelit

Sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) pjesëmarrjen e gjerë dhe të madhe të qytetarëve në ceremonitë e zimbajtjes për ditën e Ashurasë  e ka vlerësuar përgjigje më të mirë ndaj thirrjes historike të Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela dhe ka thënë se çfarëdo lloj lufte kundër Iranit, do të thotë fundi i Izraelit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, sot (të martën) në fjalën e tij në ceremoninë e ditës së Ashurasë, vuri në dukje faktin se Rezistenca qëndron përkrah popullit të Palestinës dhe Jemenit dhe tha: “Ajo çfarë po ndodhë në jug të Jemenit, ka treguar se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë lakmi dhe ambicie vetëm për të plaçkitur resurset dhe pasurinë e Jemenit, mirëpo kjo luftë nuk do të ketë rezultat tjetër përveç disfatës dhe turpit të përhershëm dhe historik për këto vende”.

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit i quajti të padrejta dhe të dhunshme sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe Sirisë dhe deklaroi: “Qeveria e Amerikës pas dështimit të luftërave të Izraelit në Palestinë dhe Liban si dhe gjithashtu pas disfatave të saj në luftën që e ka nisur nëpërmjet grupeve takfiriste-terroriste në Liban, Siri dhe Irak, aktualisht po shtuar presionet financiare dhe ekonomike”.

Sejed Hasan Nasrullah duke theksuar zotimet e Hezbullahut në kuadër të rezolutës 1701, shtoi: “Rezistenca e Libanit ka të drejtë që të vetëmbrohet dhe nëse do të bëhet ndonjë agresion tjetër ndaj Libanit, Rezistenca do të kundërpërgjigjet në mënyrë të përshtatshme dhe adekuate dhe nuk ekziston kurrfarë vije e kuqe për Rezistencën në këtë drejtim”.

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut duke iu drejtuar Izraelit, tha: “Ushtria për të cilën deri dje pretendonit se është e pathyeshme, sot është dobësuar aq shumë se që ka filluar të merret me veprime holivudiane të ngjashëm me filmat e kinemasë dhe nga frika e përgjigjes së Reziostencës në makinat ushtarake po vendos kukulla dhe është larguar nga e gjithë linja kufitare”.

 

Tags

Komente