Sep 14, 2019 21:21 Europe/Tirane
  • Iraku do t'u përgjigjet sulmeve izraelite

Sipas një parlamentari kryesor Irakian, të gjitha opsionet janë në tryezë si përgjigje ndaj sulmeve të fundit të dronëve të Izraelit që synuan Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut, të njohura gjithashtu si Hashd al-Sha'abi.

Duke folur të shtunën në kanalin televiziv libanez al-Mayadeen, Ahmed al-Asadi, ligjvënës irakian dhe zëdhënës i aleancës Irakiane Fatah tha se sulmet e Izraelit ishin qartazi "një deklaratë lufte". Ligjvënësi tha se Iraku e shihte Izraelin si një entitet okupues dhe si armik të tij, duke shtuar se asnjë traktat nuk mund të ndalte atë që Iraku e sheh si luftën e tij kundër këtij shteti jolegjitim. Ai shtoi se forcat e Hashd al-Sha'abit ishin në gatishmëri të lartë kundër sulmeve të dronëve, duke shtuar se organizata aktualisht po negocion me Rusinë, Kinën dhe Iranin për marrjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të mbrojnë hapësirën ajrore të Irakut. Ndërkohë, zëvendëskomandanti i Brigadës së 39-të të Hashd al-Sha'abit, që është aktive në luftën kundër terroristëve në Siri, njoftoi se luftëtarët e Rezistencës Irakiene ishin të gatshëm për t'ju përgjigjur sulmeve të regjimit izraelit nga toka siriane.

 

Tags

Komente