Sep 16, 2019 23:07 Europe/Tirane
  • Ansarallah e ka bërë Riadin një blerës të madh të produkteve të naftës

Arabia Saudite do të bëhet një blerës i madh i produkteve të naftës pas sulmeve të dronëve jemenas ndaj objekteve saudite të naftës Aramco.

Arabia Saudite pritet të bëhet një blerës i madh i produkteve të rafinuara pas sulmeve të së shtunës që e detyruan atë të ndalojë prodhimin e më shumë se gjysmës së naftës së saj të papërpunuar dhe një pjesë të prodhimit të saj të gazit, deklaroi "Energy Aspects", e cila është një zyrë e pavarur e studimeve të specializuara në tregjet botërore të energjisë. "Humbja e gazit ka pasur një ndikim në operacionet e rafinerisë, duke e zvogëluar prodhimin në 1 milion fuçi në ditë, duke lënë vetëm naftë të mesme dhe të rëndë për eksport," tha Energy Aspects. Sipas raportit, kompania saudite e naftës Aramco ka të ngjarë të blejë sasi të mëdha benzine, nafte dhe ndoshta mazut, ndërsa zvogëlon eksportet e naftës. Të marra përsipër nga luftëtarët e Ansarallah, sulmet me dronë ndaj rafinerive të kompanisë Saudite Aramco zvogëluan prodhimin e naftës së papërpunuar saudit me rreth 5.7 milion fuçi në ditë. Energy Aspects shpjegon se përveç naftës, sulmet prishën 18% të prodhimit të gazit natyror dhe 50% të prodhimit të etanit dhe kondensatës.

 

Tags

Komente