Sep 17, 2019 09:17 Europe/Tirane
  • Çfarë u tha në samitin trepalësh në Ankara?

Samiti i 5-të turko-rus-iranian për Sirinë u zhvillua të hënën, 16 shtator në Ankara.

Presidentët e tre Garantuesve të Procesit të Astanasë diskutuan çështjet rajonale, dhe më e rëndësishmja, mënyrat për të zgjidhur tensionet në atë vend. Në këtë takim, Presidenti iranian z. Hasan Ruhani parashtroi qëndrimin e qartë të Iranit sa i përket zgjidhjes politike të krizës në Siri dhe deklaroi se Irani gjithmonë ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë, duke respektuar pavarësinë e saj dhe duke i dhënë fund ndërhyrjeve të huaja në punët e brendshme të këtij vendi. Ruhani vuri në dukje se një vlerësim i përpjekjeve të tre vendeve për të zgjidhur krizën siriane përmes qasjeve paqësore, luftës kundër terrorizmit, krijimin e një komiteti kushtetues të mbështetur nga OKB, kthimin e refugjatëve, lehtësimin e ndihmës humanitare dhe rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, janë objektivat kryesore të axhendës së samitit trepalësh në Ankara. Dy vjet e gjysmë pas nisjes së procesit të Astanasë, ka ende pengesa të reja, por në përgjithësi jemi dëshmitarë të forcimit të këtij procesi dhe të efektivitetit të tij për të ndihmuar Sirinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për të kapërcyer problemet dhe për të lehtësuar tensionet në këtë vend. Presidenti rus Vladimir Putin shfrytëzoi samitin me homologët iranianë dhe turq për të shprehur shqetësimet e Moskës për situatën në Idlib. Sidoqoftë, ai tha se falë bashkëpunimit ruso-turko-iranian, niveli i dhunës në Siri është ulur. I kënaqur me efektivitetin e procesit të Astanasë, Putini u shpeh i sigurt që Irani, Turqia dhe Rusia ishin në gjendje të shtronin bazat për një zgjidhje të qëndrueshme të krizës siriane. Nga ana e tij, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan insistoi në ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë dhe në zgjidhjen politike të krizës në atë vend. Ai tha se Ankaraja do të vazhdojë përpjekjet e saj në kuadër të samiteve trepalëshe për t'i dhënë fund terrorizmit në lindje të Eufratit. Erdogan përsëriti se procesi i Astanasë është e vetmja kornizë për arritjen e zgjidhjeve efektive dhe praktike për të shuajtur flakët e luftës në Siri. Irani vazhdon të besojë se mënyra e vetme për të zgjidhur krizën siriane qëndron në zgjidhjen politike dhe për të arritur këtë, do të jetë i domosdoshëm bashkëveprimi konstruktiv i popullit dhe qeverisë siriane. Dhe përkundër larmisë së madhe etnike, Siria do të jetë në gjendje të ndjekë këtë rrugë vendimtare dhe delikate. Irani ka këmbëngulur gjithmonë dhe ende insiston në joefektivitetin e zgjidhjeve ushtarake për t'i dhënë fund krizës në Siri.

 

Tags

Komente