Sep 17, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Arrestohet anëtari i dytë i rëndësishëm i Hamasit në Arabinë Saudite

Burimet palestineze kanë njoftuar për arrestimin e anëtarit të dytë të rëndësishëm të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në Arabinë Saudite.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se burimet palestineze kanë deklaruar se Arabia Saudite ka arrestuar Abu Ubejde Al-Agha, të birin e Khebri Al-Agha, një prej themeluesve të lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze dhe po e mbanë atë në burgun politik "Dhehban".

Sipas burimeve palestineze, Al-Agha është një prej përfaqësuesve të Hamasit në Arabinë Saudite i cili shtetësi saudite dhe nuk ekziston kurrfarë arsye për ta mbajtur atë në burg.

Mohsen Saleh, kryetari i qendrës hulumtuese "Al-Zejtune", gjithashtu ka thënë se autoritetet saudite kanë arrestuar Al-Agha par më shumë se një viti e gjysmë dhe Arabia Saudite ka arrestuar rreth 60 palestinezë të tjerë pa u kumtuar atyre fare akuzën.

Lëviza e Rezistencës Islamike Palestineze javën e kaluar ka reaguar për arrestimin e Muhamed Al-Khidri, një prej funksionarëve të lartë të Hamasit i cili për disa muaj po mbahet i arrestuar në Arabinë Saudite dhe ka kërkuar lirimin e tij.

 

Tags

Komente