Sep 18, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Sionistët vrasin një grua palestineze

Një grua palestineze është vrarë në veri të Kodsit të pushtuar pasi forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr dhe e kanë qëlluar atë duke e lënë të vrarë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se mediat sioniste kanë pretenduar se kjo grua palestineze kishte synuar të kryejë operacion anti-sionist duke përdorur armë të ftohtë dhe për këtë arsye forcat ushtarake izraelite kanë hapur zjarr në drejtim të saj.

Pamjet e publikuar nga mënyra e vrasjes së kësaj gruaje palestineze tregojnë se forcat ushtarake të regjimit sionist e kanë qëlluar këtë grua palestineze nga një distancë shumë e afërt në kohën kur gruaja palestineze nuk përbënte kurrfarë kërcënimi për ata.

 

Tags

Komente