Sep 20, 2019 15:51 Europe/Tirane
  • Zhgënjimi i regjimit Al Saud nga politikat oportuniste të Amerikës

Autoritetet e Arabisë Saudite: “Trump i cili nuk guxoi të hakmerret për rrëzimin e drynit të vet, duke shumë larg që të futet në luftë me Iranin për t’u hakmarrë për sulmin ndaj objekteve naftore të Arabisë Saudite”.

Gazeta “Ra’jul-Jeum” në një raport të saj ka shkruar se politikat oportuniste dhe devijuese të Amerikës si dhe qëndrimet pasive dhe vonesa e këtij vendi për të reaguar ndaj sulmit me dronë të forcave të Ansarullah kundër objekteve naftore të kompanisë Aramco të Arabisë Saudite, ka shkaktuar zhgënjimin e madh në mesin e sauditëve deri në atë masë sa që shumica e sauditëve besojnë se kur Amerika nuk guxon të reagojë ndaj rrëzimit të dronit të vet mbi ujërat e Gjirit Persik, me siguri se nuk do të futet në luftë për t’u hakmarrë për sulmin e kryer ndaj objekteve naftore të Arabisë Saudite.

Vonesa e Amerikës në kryerjen e ndonjë veprimi hakmarrës ndaj sulmeve kundër objekteve naftore të kompanisë Aramco në rajonet Bakik dhe Horejs në lindje të Arabisë Saudite edhe pasi kaloi gati një javë nga këto sulme, ka shkaktuar zhgënjim të madh dhe pesimizëm në qarqet saudite deri në atë masë sa që një publicist saudit në një artikull të publikuar në gazetën “Ikadh”, ka folur gjerë e gjatë për këtë zhgënjim.

Ky shkrimtar saudit në një artikull të paparë, ka folur në lidhje me deklaratat kontradiktore të funksionarëve amerikan dhe sidomos të presidentit amerikan Donald Trump dhe ka shkruar: “Kjo kontradiktë na kujton neve sauditëve se ne nuk kemi aleat tjetër përveç vetes tonë, sepse aleatët e djeshëm më nuk janë si në të kaluarën sepse rënia dhe dekadenca e tyre në parime morale është bërë plotësisht e qartë për ne tani”.

Njerëzit të cilët janë të informuar në lidhje me mënyrën e administrimit të situatës në Arabinë Saudite sidomos në institucionet mediale të këtij vendi, shumë mirë e dinë se publikimi i artikujve kritike ndaj aleatit historik të Arabisë Saudite, do të thotë Amerikës, nuk mund të bëhet pa urdhër ose pa ndezjen e dritës jeshile të autoriteteve të larta të Arabisë Saudite, për arsye se mediat e Arabisë Saudite sidomos gjatë disa viteve të kaluara nuk kanë pasur shumë liri të shprehjes dhe ekziston mundësia që ky artikull të jetë shkruar vetëm për ta provokuar Amerikën dhe mund të konsiderohet një mesazh indirekt për Amerikën. Pohimi për shfrytëzime jo morale dhe me plotë shpenzime të Amerikës si mbështetje e rrejshme dhe devijuese e Amerikës është një ndryshim i ri rreth të cilit duhet menduar, sepse në realitet bëhet fjalë për mbështetjet të cilat nuk ekzistojnë në kohën kur ky vend ka nevojë për ato dhe Arabia Saudite për të fituar këto mbështetje ka paguar me miliarda dollarë.

Deklaratat e Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, gjatë vizitës së tij në Riad dhe Abu Dhabi, në mënyrë të qartë tregojnë zhgënjimin e sauditëve nga aleati i tyre amerikan dhe gjithashtu vërtetojnë korrektësinë e kritikave të papara të publikuara në gazetën Ikadh.

Mike Pompeo pas takimit me Muhamed bin Selman, princit të kurorës së Arabisë Saudite në Riad, ka akuzuar Iranin se kishte dorë në sulmet e kryera kundër objekteve naftore në Bakik dhe Horejs të Arabisë Saudite dhe këtë veprim e ka quajtur një akt lufte me të cilin duhet përballur, për arsye se kërcënon jo vetëm sigurinë kombëtare të Arabisë Saudite, por edhe jetën e amerikanëve me qëndrim në Arabinë Saudite. Mirëpo Pompeo pasi ka hyrë në Abu Dhabi, ka ndryshuar tërësisht tonin e deklaratave të tij dhe ka theksuar se “Amerika shpreson në zgjidhjen paqësore të krizës që po shtohet për çdo ditë e më tepër me Iranin”.

Deklarata të tilla kontradiktore nga ana e sekretarit amerikan të shtetit, nuk na befason neve që gjithnjë kemi paralajmëruar se Amerika vetëm po i shfrytëzon vendet arabe sidomos Arabinë Saudite, prandaj ne në mënyrë të prerë deklarojmë se kërcënimet e autoriteteve iraniane gjatë dy ditëve të kaluara duke përfshirë edhe kërcënimet e gjeneral Husejn Salami, komandantit të përgjithshëm të Gardës Revolucionare dhe Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të cilët kanë thënë se nëse sulmohet Irani, atëherë i gjithë rajoni do të përfshihet në një luftë të gjerë; kanë shkaktuar frikë dhe tmerr të madh për qeverinë e Amerikës dhe e kanë detyruar këtë vend që të kërkojmë armëpushim dhe rrugëzgjidhje paqësore.

Qeveria e Donald Trump e cila nuk ka guxuar të hakmerret për rrëzimin e dronit amerikan mbi Ngushticën e Hormozit, duket shumë larg që të futet në një luftë me Iranit për t’u hakmarrë për sulmin e kryer kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite. Ajo çfarë është shkruar në gazetën saudite “Ikadh”, është përshkrim i saktë i politikës oportuniste dhe devijuese të Amerikës dhe pyetja që paraqitet këtu është kjo, a do të mjaftohen autoritetet amerikane me këtë masë të qortimit apo do të bëjnë një rishikim në çfarëdo mënyrë që të jetë në marrëdhëniet e tyre me Amerikën dhe gjithashtu në ndërhyrjet ushtarake të tyre në Jemen ose në ndërhyrjen e tyre të re dhe të vjetër në Siri, Libi dhe Irak?

Tags

Komente