Sep 20, 2019 21:35 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Tump ka filluar një proces të ri të mjeljes së Arabisë Saudite

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes libaneze të rezistencës Hezbollah tha se Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri çmos për përshkallëzimin e tensioneve dhe krizave në Lindjen e Mesme, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar një mandat tjetër, por të gjitha këto nuk patën dobi.

"Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Izrael ekspozuan zgjerimin e krizës së lidershipit atje dhe treguan mungesën e besimit ndaj regjimit," tha shefi i Hezbollahut. Nasrallah më pas theksoi sulmet jashtëzakonisht shkatërruese të dronëve jemenas kundër objekteve të naftës në Arabinë Saudite duke thënë se "zhvillimet që  pasuan treguan qartë se sa më e vlefshme është nafta në krahasim me gjakun". Aeroplanët sauditë vazhdojnë të vrasin fëmijë jemenas, por asnjë veprim konkret nuk është ndërmarrë për të ndaluar këto sulme . Arabia Saudite këshillohet shumë që të ndalojë luftën kundër Jemenit në vend që të kërkojë të blejë sisteme të avancuara të raketave të mbrojtjes ajrore. Të gjitha armët e shtrenjta të blera nga Shtetet e Bashkuara nuk mund t'ju mbrojnë nga sulmet e dronëve të Jemenit ", tha sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut. Ai u bëri thirrje zyrtarëve sauditë që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, duke theksuar se "një agresion ushtarak mbi Iranin nuk do të jetë kurrë në dobi të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe". "Presidenti amerikan Donald Trump ka filluar një proces të ri të mjeljes së mbretërisë Saudite. Trump po kërkon dëshpërimisht një takim dypalësh me homologun e tij iranian, Hasan Ruhani”, tha Nasrallah.

 

Tags

Komente