Sep 21, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Protesta në Egjipt, policia gaz lotsjellës kundër protestuesve

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit në Egjipt të cilët dolën në protestë kundër presidentit Abdul Fattah al-Sisi.

Protesta u zhvillua në Sheshin Tahrir në Kajro, vendi nga i cili filloi Revolucioni Egjiptian në 2011. Abdul Fattah al-Sisi mori pushtetin në 2014 por tani është akuzuar për korrupsion. Raportohet se protestuesit kanë dalë edhe në sheshet kryesore të qyteteve të tjera. Të revoltuar protestuesit thonë që protestat nuk do të ndalen deri në rrëzim e qeverisë së presidentit Sisi e cila është akuzuar për korrupsion. Protestat janë bërë shumë të rralla në Egjipt pas polkitikave represive të gjeneral al- Sisi, i cili mori pushtetin pasi rrëzoi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohamed Morsi, në vitin 2013 përmes një grusht shteti ushtarak pas protestave masive kundër sundimit të Morsit.

 

Tags

Komente