Sep 22, 2019 21:00 Europe/Tirane
  • Pse Ansarullah propozoi armëpushim?

Dështimi në Venezuelë, dështimi i Marrëveshjes së shekullit, dështimi për të paralizuar Iranin përmes sanksioneve: politika e jashtme e administratës Trump është një grumbull disfatash.

"Pse atëherë u besoni premtimeve të tij për ndihmë dhe mbështetje dhe të filloni një luftë (kundër boshtit të Rezistencës) që përfundimisht do të shkatërrojë Arabinë Saudite dhe Emiratet? pyeti në mbrëmjen e së Premtes, 20 Shtator, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit. A do të dëgjohet më në fund zëri i logjikës në Arabinë Saudite? Mbi të gjitha, një sulm me dronë aq spektakolar si ai i 14 Shtatorit, i planifikuar në detaje nga një Ansarallah që nuk duhet të nënvlerësohet, ka pasur për qëllim vetëm t’i bëjë sauditët të kuptojnë se është koha për të ndaluar çmendurinë. Në botimin e tij të kësaj të shtune, më 21 shtator, gazeta arabe Rai al-Youm shkruante se "Ansarallah është angazhuar plotësisht në një konflikt të armatosur pas pesë vjet rezistence të ashpër përballë agresionit te koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite. Dhe kur Ansarullah thotë se kullat e qelqit të Emirateve nuk do të qëndrojnë të sigurta nga sulmet nëse vazhdon obsesioni për luftën, atëherë kjo duhet të besohet. Çfarë duhet bërë? "Zgjidhja më e mirë për Riadin është të njoftojë përfundimin e luftës dhe tërheqjen e forcave të tij për të shmangur kostot shtesë të kësaj lufte kundër vendit më të varfër arab," thuhet në artikull. Në këtë kuadër, presidenti i Këshillit Suprem Revolucionar të Jemenit, Mahdi al-Mahsat, njoftoi se forcat jemenase kishin ndaluar sulmet e tyre hakmarrëse kundër territoreve saudite. "Pasi është vërtetuar për të gjithë botën fuqia dhe kapaciteti ushtarak i Jemenit dhe u është shkaktuar dëm i madh agresorëve, tani Jemeni u bënë thirrje agresorëve për ndërprerjen e luftës dhe për vendosjen e armëpushimit", theksoi ai. tha se Zyrtari jemenas tha se ndërprerja e luftës do të jetë në interes të të gjithëve dhe më shumë se në interes të Jemenit, do të jetë në interes të Arabisë Saudite, ndërsa theksoi: "Nëse Arabia Saudite nuk i jep përgjigje të përshtatshme armëpushimit dhe dëshiron të vazhdojë agresionin e saj kundër popullit të Jemenit, atëherë do të merret një vendim tjetër në këtë drejtim". Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur një propozim të lëvizjes Ansarullah të Jemenit për të ndalur sulmet ndaj Arabisë Saudite në këmbim të dhënies fund të sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit. Në një deklaratë të publikuar të Shtunën, i Dërguari Special i KB për Jemenin Martin Griffiths theksoi "rëndësinë e përfitimit nga kjo mundësi dhe ecjen përpara me të gjitha hapat e nevojshëm për të zvogëluar dhunën, përshkallëzimin ushtarak dhe retorikën shterpë." Griffiths theksoi se zbatimi i propozimit nga Ansarullah " mund të dërgojë një mesazh të fuqishëm të vullnetit për t'i dhënë fund luftës". Ai u bëri thirrje të gjitha palëve në konfliktin e Jemenit "të respektojnë ligjin ndërkombëtar humanitar, të ushtrojnë kufizime dhe të mos lejojnë që Jemeni të tërhiqet më tej në tensionet rajonale."

 

Tags

Komente