Sep 22, 2019 21:01 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Shumica e vendeve evropiane janë shkëputur nga realiteti në Siri

Presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se qëndrimi i shumicës së vendeve evropiane mbi atë që po ndodh në Siri është shkëputur nga realiteti që nga fillimi i militantizmit të mbështetur nga të huajt në vendin arab në vitin 2011.

Presidenti sirian i bëri deklaratat të dielën gjatë një takimi me një delegacion të ligjvënësve dhe politikanëve italianë të kryesuar nga senatori Paolo Romani në kryeqytetin sirian, Damask, duke shtuar se vendet evropiane vazhduan në qëndrimin e tyre përkundër ndryshimeve të mëdha që janë dëshmuar gjatë tetë vitet e kaluara. Asad tha më tej se në vend që të punonin për të arritur interesat e tyre, vendet evropiane vazhduan të ndjekin një politikë që u shërbente interesave të Shteteve të Bashkuara. Presidenti sirian tha se kishte një numër zhvillimesh pozitive pavarësisht nga fakti se "vendet që nxitën luftën - kryesisht Turqia dhe SHBA dhe vasalët e tyre- ende po vazhdojnë politikat e tyre duke penguar eliminimin e plotë të terrorizmit." Asad gjithashtu u bëri thirrje politikanëve dhe partive evropiane "të përcaktojnë formën e Evropës që ata aspirojnë dhe rolin që ata duan të luajnë". Anëtarët e delegacionit italian thanë se rrëfimi i gjatë jo realist i promovuar nga mediat kryesore për ngjarjet në Siri kishte filluar gradualisht të humbë efektin e tij në opinionin publik evropian. Ata thanë se ajo që po ndodhte në të vërtetë në Siri, kërkonte që qeveritë evropiane të miratojnë një politikë tjetër të bazuar në realitet dhe jo në atë që promovohet nga media.

 

Tags

Komente