Sep 25, 2019 21:25 Europe/Tirane
  • Rezistenca irakiane paralajmëron Riadin

Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut të njohura si Hashd al-Shaabi denoncuan Ministrin e Jashtëm Saudit për pretendime e tij se forca e mobilizimit të popullit Irakian ishte financuar nga Doha.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York, Adel al-Xhubeir, Ministri i Jashtëm Saudit, pohoi të martën, 24 shtator, se Katari kishte paguar miliona dollarë për Hezbollahun libanez dhe organizatën Hashd al-Shaabi, duke bërë thirrje që Doha të ndryshojë një politikë që sipas al-Xhubeir nuk mund të vazhdojë. Në përgjigje të pretendimeve të diplomatit të lartë saudit, Muhamed al-Basri, një anëtar i Hashd al-Shaabit, deklaroi në Bagdad Today se organizata e tij ishte një entitet ushtarak me një buxhet të vetin. Duke afirmuar se Hashd al-Shaabi nuk ka nevojë për ndihmë nga Katari apo nga ndonjë vend tjetër në rajonin e Gjirit Persik, al-Basri i përshkroi këto deklarata si një akuzë të pabazë dhe tendencioze ndaj Njësive të Mobilizimit Popullor Irakian. "Kur e mbështeti Katari Hashd al-Shaabin? Sa kohë që mund të kujtojmë, Katari dihet se mbështeti grupet terroriste dhe planet për shkatërrimin e Irakut", tha ai para se të shtonte: "Rritja e fuqisë së Irakut dhe posedimi i një entiteti ushtarak siç është Hashd al-Shaabi nuk u pëlqen shteteve të Gjirit Persik që ndjekin planet e Uashingtonit dhe janë në kontakt me regjimin e Izraelit". "Vendet e Gjirit Persik dhe Izraeli dëshirojnë që Iraku të jetë një vend i dobët, por me vullnetin e qeverisë dhe kombit, Iraku është një vend i fortë, falë edhe subjekteve të tij ushtarake dhe rinisë së tij", përfundoi al-Basri.

 

Tags

Komente