Oct 12, 2019 15:23 Europe/Tirane
  • Ansarullah i Jemenit reagon ndaj dërgimit të forcave të reja të Amerikës në Arabinë Saudite

Anëtari i lartë i këshillit qendror të lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka reaguar ndaj dërgimit të mijëra forcave të reja amerikane në Arabinë Saudite dhe ka thënë se një punë që nuk ka mundur të kryhet me 14 mijë ushtarë, nuk mund të kryhet as me mijëra ushtarë të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi, anëtari i këshillit qendror të lëvizjes Ansarullah të Jemenit, të premten në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Qeveria e Amerikës në vend që të dërgojë me mijëra forca ushtarake në Lindjen e Mesme dhe të programojë luftëra dhe gjakderdhje për aleatët e vetë dhe për popujt e lirë, më mirë është të përgatisë plane për bashkëjetesë, jetë të barabartë dhe demokraci".

Anëtari i lartë i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka thënë: "Amerikanët gjithnjë pretendojnë se po bëjnë përpjekje për përhapjen e humanizmit, mirëpo në veprim po ndihmojnë aleatët e tyre që të krijojnë krizën më të keqe njerëzore në Jemen".

Al-Huthi theksoi: "Qeveria e Amerikës më mirë është të habisë botën duke ndryshuar politikat e saj armiqësore të cilat nuk sollën rezultat tjetër, përveç shkatërrimeve dhe gjakderdhjeve, prandaj populli i Amerikës duhet ta dijë se qeveria e tyre nuk ka patur kurrfarë dobie nga luftërat në Vietnam, Irak dhe Jemen".

Anëtari i lartë i Ansarullëah të Jemenit shtoi: "Populli i Jemenit nuk frikësohet nga trupat ushtarake, armatimet dhe nga udhëheqja e Amerikës dhe nuk brengoset për shtimin e forcave amerikane në rajon, ndërsa vazhdimi i luftës në Jemen do të jetë në dëm të Amerikës".

 

Tags

Komente