Oct 12, 2019 17:22 Europe/Tirane
  • Egjipti: Sulmi ushtarak i Turqisë ndaj Sirisë, kërcënim për arabët

Ministri i punëve të jashtme të Egjiptit ka theksuar se agresioni ushtarak i Turqisë kundër Sirisë, është shkelje e sovranitetit të Sirisë dhe kërcënim për shtetet arabe.

Kanali televiziv Sky News njoftoi se Sameh Shokri sot (të shtunën) në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të vendeve Ligës Arabe që u zhvillua në lidhje me agresionin ushtarak të Turqisë kundër pjesës veriore të Sirisë, deklaroi: "Ankaraja me këtë agresion, ka hapur një kapitull të ri të agresionit kundër sovranitetit të vendeve të tjera".

Ministri i punëve të jashtme të Egjiptit shtoi: "Rezistenca përball agresionit ushtarak të Turqisë është e drejtë e Sirisë dhe Ankaraja konsiderohet përgjegjëse për kthimin e grupeve terroriste në rajon".

Sameh Shokri në vazhdim theksoi se gjykimi i të gjithë faktorëve ushtarak të Turqisë që marrin pjesë në agresionin kundër Sirisë, është i domosdoshëm.

 

Tags

Komente