Oct 13, 2019 09:42 Europe/Tirane
  • Nomadët e Deirul’zur të Sirisë gati për t'u përballur me trupat turke

Fiset nomade arabe në provincën Deirul’zur në lindje të Sirisë janë shprehur të gatshëm të përballen me trupat turke dhe elementët e varur prej tyre.

Sipas al-Alam, fiset siriane në provincën e Deirul’zur të shtunën njoftuan mobilizim publik kundër pushtuesve turq, duke thënë se sirianët janë të gatshëm të mbrojnë vendin e tyre. Ushtria turke të mërkurën nën pretekstin e "përballjes me terrorizmin" dhe "pastrimit të kufirit siriano-turk" nga milicitë që Ankaraja i konsideron si terroristë, ka sulmuar veriun e Sirisë me urdhër të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Nënkryetari turk Fouad Oktay të mërkurën në mbrëmje pas fillimit zyrtar të të ashtuquajturës "Burimi i Paqes", tha se qëllimi i operacionit turk ishte kthimi i paqes në Siri. Operacionet ushtarake turke në veri të Sirisë kanë marrë një dënim të gjerë ndërkombëtar. Ndërkohë autoritetet kanë theksuar se populli sirian do të mbrojë integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar. Kurdët Sirianë njoftuan gjithashtu se ata do ta kthejnë pushtimin turk në një luftë të plotë. Sipas disa burimeve, më shumë se 270 njerëz janë vrarë në sulmin ushtarak turk në Siri deri më tani.

 

 

Tags

Komente