Oct 13, 2019 17:30 Europe/Tirane
  • 10 mijë movakbe nga 22 vende të botës në shërbim të vizitorëve në Qerbela

Mbi 10 mijë e 700 movkabe (grupe) nga 22 vende të botës ofrojnë shërbime për vizitorët gjatë marshit të Arbainit Husejnit në rrugën drejt Qerbelasë në Irak.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Riad Nematul-Selman, drejtori i sektorit për ceremoni dhe grupet e shërbimeve në Qerbela, të dielën deklaroi: "Në Arabinin Husejnit këtë vit ky numër i grupeve të shërbimeve kanë ardhur nga rajone të ndryshme të Irakut dhe nga 21 vende të botës dhe tani janë vendosur në Qerbela".

Riad Nematul-Selman: "Me bashkëpunimin e sektorit juridik të policisë së Qereblasë, të gjitha grupet apo movkebat vendosen në këtë qytet dhe regjistrohen në mënyrë ligjore me qëllim që të respektohen rregullat e sigurisë dhe higjienike e shëndetësore të shërbimeve që ofrojnë këto grupe për vizitorët".

Më datë 20 safar të vitit 1441 hixhri kameri që përkon me 19 tetor 2019, është dita e Arbainit ose të dyzetat e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) shokëve të tij besnikë në fushën e Qerbelas.

Shumë myslimanë dhe besimtarë të feve të tjera hyjnore disa ditë para Arabainit të Imam Husejnit (a.s.), imamit të tretë të myslimanëve shiitë, duke ecur dhe kaluar në këmbë rrugën 80 kilometra nga qyteti Naxhaf deri në Qerbela, arrijnë pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.) në Qerbela dhe marrin pjesë në ceremonitë e zimbajtjes.  

 

Tags

Komente