Oct 17, 2019 21:22 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një dron turk në Hasaka

Teksa flamujt sirianë valëviten në të gjitha zonat kufitare midis Sirisë dhe Turqisë, një dron pa pilot i ushtrisë turke është qëlluar nga forcat e ushtrisë siriane. Forcat e ushtrisë siriane e qëlluan këtë dron turk në një fshat të provincës veriore Hasaka.

Agjensia Siriane e lajmeve SANA e konfirmoi lajmin duke publikuar edhe një video, por Ankaraja nuk ka reaguar ende. Përveç kësaj, pas shtatë vjetësh, qeveria e Damaskut ka rimarrë kontrollin e zonave në veri të vendit në kufijtë me Turqinë, ku kanë filluar të valëviten flamujt sirianë, njoftoi gazeta Al-Watan. Rimarrja e rajoneve kurde të Sirisë verilindore është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar midis qeverisë siriane dhe autoriteteve kurde nën mbikëqyrjen e Rusisë.

 

Tags

Komente