Oct 18, 2019 21:36 Europe/Tirane
  • Asad: Pushtimi turk duhet të ndalet, të gjitha trupat e huaja duhet të largohen nga Siria

Presidenti sirian Bashar al-Asad ka kërkuar një ndalim të plotë të operacionit të Turqisë kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë, dhe një tërheqje të plotë të forcave të huaja të pranishme në mënyrë të paligjshme në territoret siriane.

Gjatë një takimi me një delegacion rus të kryesuar nga i dërguari special i Kremlinit për Sirinë, Alexander Lavrentiev, të Premten në Damask, Asad tha se përpjekjet duhet të drejtohen për t'i dhënë fund Operacionit të Pranverës së Paqes dhe kërkoi tërheqjen e të gjitha forcave të paligjshme, përfshirë ushtarët turq dhe amerikanë, nga territoret siriane pasi në bazë të konventave ndërkombëtare ato konsiderohen forca okupuese. Populli sirian ka të drejtë të rezistojë me të gjitha mjetet e mundshme, tha Asad. Lavrentiev, nga ana e tij, theksoi mbështetjen e fortë të Moskës për sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. I dërguari i posaçëm i Kremlinit për Sirinë theksoi më tej se Rusia kundërshton çdo hap ose veprim që shkel sovranitetin e Sirisë, ndërlikon më tej krizën atje dhe ndikon negativisht në përpjekjet që synojnë zgjidhjen e konfliktit. Lavrentiev informoi gjithashtu Asad për rezultatet e vizitave të fundit të Presidentit rus Vladimir Putin në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

 

Tags

Komente