Oct 19, 2019 08:11 Europe/Tirane
  • Ngushëllime për Arbainin Huseinian, Irani Islamik zhytet në zi dhe matem

Irani islamik, në natën e Arbainit Huseinian, që shënon të dyzetat e martirizimit të Imam Huseinit (as), Imami i tretë i myslimanëve shi'itë të botës dhe shokëve të tij besnikë, është zhytur në zi dhe matem.

Sot më 20 Sefer i vitit 1441 hixhri kameri, që përkon me 19 tetor 2019, është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, në shkretëtirën e Qerbelasë në Irak. Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë shkojnë në qytetin Qerbela në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit Huseinian. Imam Huseini (as) dhe shokët e tij besnikë, u martirizuan në Qerbela në ditën e dhjetë të muajit Muharrem në vitin 61 hixhri kameri. Ky Imam i ndritur duke folur mbi ngjarjet e Qerbelasë, gjatë gjithë rrugës nga Meka në Qerbela dhe deri në martirizimin e tij, theksonte: "Qëllimi im në këtë lëvizje, është të denoncoj pushtetin anti-islamik të Jezidit dhe të qëndroj kundër shtypjes dhe tiranisë, dhe nuk kam qëllim tjetër pos të mbështes Kur'anin e Shenjtë dhe të mbaj gjallë fenë e Islamit të pastër të gjyshit tim Muhamedit". Populli besimtar iranian, në natën Arbainit , organizon ceremoni zie në qendra të ndryshme fetare e kulturore e në veçanti në qytetet e shenjta Kom dhe Mashhad. Me rastin e ditës së Arbainit Huseinian, RTV i RII u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë myslimanëve dhe njerëzve liridashës e drejtësidashës të botës.

Tags

Komente