Oct 19, 2019 21:31 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një helikopter turk në Siri, shkatërrohet nga F-16

Një helikopter i ushtrisë turke u rrëzua të Premten (18 Tetor) gjatë një operacioni në veri të Sirisë, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, helikopteri i ushtrisë turke u rrëzua pranë qytetit kufitar Ras al-Ain, në provincën siriane të Hasakah. Burime pranë Forcave Demokratike Siriane thanë se helikopteri ishte qëlluar nga SDF, ndërsa pala turke tha se ai ishte rrëzuar për shkaqe teknike. Ndërkohë, burime lokale të cituara nga agjensia siriane SANA thanë se helikopteri turk ishte goditur para se të rrëzohej, ndërsa po bombardonte pozicione të caktuara afër qytetit të Ain Isa për të mbështetur "grupet terroriste" të cilët janë duke luftuar nën përkrahjen e regjimit turk afër rajonit Tel Abiad në periferinë veriore të Rakas.  Gjithashtu raportohet helikopteri ushtarak i forcave të armatosura turke në mision në Siri u shkatërrua në tokë nga një avion F-16 në mënyrë që të mos binte në duart e ushtrisë siriane. Sajti informativ Strategika51 raporton se helikopteri ushtarak turk bëri një ulje emergjente pasi u godit në lartësi të ulët nga një raketë anti-tank, ndoshta një RPG-7 dhe mitralozë. Helikopteri Blackhawk u shkatërrua më vonë nga një raketë e lëshuar nga një avion turk F-16, shtoi ky burim.

 

Tags

Komente