Oct 20, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • Publikohen pamje të reja të kapjes së katër ushtarëve sionistë

Brigadat "Izudin Kasam" të krahut ushtarak të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) me publikimin e një video me pamje të katër ushtarëve sionist të kapur nga forcat palestineze, ka deklaruar se regjimi sionist më shumë se çdo herë tjetër po ndjen dobësi në përballje me Lëvizjen e Rezistencës së Palestinës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se kjo video është publikuar me titull "Ushtarët tuaj vazhdojnë të qëndrojnë në Gaza", fillon me publikimin e pamjeve të katër ushtarëve sionistë dhe informacionet e rëndësishme të kësaj video janë publikuar në dy gjuhët, arabe dhe hebraishte.

Brigadat "Izdin Kasam" të Hamasit në këtë video ka deklaruar: "Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist nuk i jep rëndësi fatit të ushtarëve të tij në burgjet e Rezistencës së Palestinës dhe nuk kërkon marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve".

Ndërkohë Hazem Kasem, zëdhënësi i lëvizjes Hamas, ka thënë: "Kjo video thekson këtë çështje se ushtarët e regjimit sionist nuk do të lirohet ndryshe përveç në një shkëmbim të vërtetë me të burgosurit heronj të Palestinës.

 

Tags

Komente