Oct 20, 2019 16:46 Europe/Tirane
  • Këshilltari i Erdogan kërcënon Sirinë

Këshilltari i presidentit të Republikës së Turqisë ka kërcënuar se hyrja e ushtrisë së Sirisë në rajonet nga të cilat janë tërhequr grupet militante kurde që janë armiq me Turqinë, është sikur shpallje lufte kundër Turqisë.

Gazeta "Ra'jul-Jeum" noftoi se Jasin Oktaj me një ton kërcënues, ka deklaruar: "Hyrja e ushtrisë së Sirisë në qytetet Manbixh, Ajnul-Arab dhe Kamëshli do të thotë shpallje lufte kundër Turqisë dhe Ankaraja do t'i japë përgjigje adekuate këtij veprimi".

Këshilltari i presidentit të Turqisë në vazhdim, me një deklaratë të dyanshme dhe të paqartë, shtoi: "Nëse krijohet një rrugëzgjidhje dhe t'i jepet garanci qeverisë së Ankarasë për rajonet në të cilat kanë hyrë forcat qeveritare të Sirisë, ekziston mundësia që Ankaraja duke ndryshuar qëndrimin, të shqyrtojë me precizitet rrugëzgjidhjet e paraqitura".

Deklaratat e këtij funksionari turk janë bërë në kohën kur agresioni ushtarak i ushtrisë së Turqisë po vazhdon kundër kurdëve në pjesën veriore të Sirisë me pretekst të luftës kundër terrorizmit, konsiderohet shkelje e sovranitetit të Sirisë dhe ka ngjallur protesta të gjera botërore.

 

Tags

Komente