Oct 20, 2019 21:35 Europe/Tirane
  • Shansi i fundit i Saad Haririt

Mbështetja e koalicionit katërpalësh të al-Mustakbal, Hezbollah, Lëvizjes së Lirë Kombëtare dhe Lëvizjes Amal i dha qeverisë së kryeministrit libanez Saad Hariri mundësinë e fundit për të kryer reforma për të rregulluar situatën politike dhe ekonomike të vendit.

"Libanezët i kanë imponuar një urdhër reformës së qeverisë," shkruajti gazetari libanez Maher el-Khatib në El-Nashra. "Fjalët e Ministrit të Jashtëm të Libanit Gibran Bassil, udhëheqësit të Lëvizjes së Lirë Kombëtare, Mishel Aun, si dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollah, tregojnë se qeveria aktuale e Libanit ende përfiton nga mbështetja e partive kryesore, pesha politike e të cilave në vend nuk mund të injorohet", shtoi ai. Lëvizja e Lirë Kombëtare, Hezbollah, al-Mustakbal dhe lëvizja Amal, e udhëhequr nga Nabih Berri, janë katër partitë që formojnë koalicionin e qeverisë libaneze. Katër programet e koalicionit përfshijnë heqjen e sekreteve dhe imuniteteve bankare, rikuperimin e fondeve të plaçkitura, reformimin e sistemit bankar, vendosjen e taksës progresive ndaj të pasurve, modifikimin e ligjeve mbi çeqet dhe pastrimin e sistemit gjyqësor. Kryeministri Saad Hariri ka vetëm 72 orë afat për të zbatuar këto reforma, përndryshe do të humbasë mbështjetjen e partive të koalicionit qeveritar.

 

Tags

Komente