Oct 20, 2019 21:38 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane transferojnë terroristët e ISIS nga Siria në Irak

Forcat ushtarake amerikane po transportojnë në vendstrehime të sigurta qindra anëtarë të grupit terrorist ISIS nga rajoni shkretinor  al-Xhazirah në krahinën verilindore të Hasakah në Siri në Irakun fqinj, thotë një raport.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA, duke cituar media dhe burime lokale, raportoi se forcat amerikane kishin transportuar së fundmi terroristët e ISIS në një vend të panjohur. Anëtarët ISIS po mbaheshin në kampin e refugjatëve al-Hol, i cili shtrihet afër kufirit Siri-Irak dhe administrohet nga Forcat Demokratike Siriane të mbizotëruara nga kurdët. Raporti thotë se më pak se një ditë më parë, 230 terroristë të huaj të ISIS u transferuan nga burgu al-Malikijah në një qendër paraburgimi në qytetin al-Shadadi në jug të provinces Hasakah. Që nga 9 tetori, raporton SANA, forcat amerikane kanë transportuar në gjashtë grupe qindra ekstremistë të ISIS dhe të afërmit e tyre nga territoret siriane, në Irak. Forcat amerikane gjithashtu e kanë shndërruar bazën e tyre të paligjshme në al-Shadadi në një vend akomodimi për terroristët e ISIS dhe familjet e tyre, të cilët po sillen nga kampi al-Hol dhe burgjet në të gjithë Sirinë në këtë bazë në mënyrë që të transportohen me helikopterë ushtarakë për në Irak. Forcat amerikane deri vonë kanë qenë duke transferuar terroristët e ISIS nga një vend të Sirisë, në një tjetër, nën mbulesën e errësirës, në mënyrë që t'i shpëtojnë ata përballë përparimit të forcave të qeverisë siriane, dhe të parandalojnë zbulimin e aleancës së SHBA me ekstremistët takfiristë.

 

Tags

Komente