Oct 20, 2019 21:38 Europe/Tirane
  • Militantët kurdë u tërhoqën nga qyteti sirian i Ras al-Ain

Turqia njoftoi se militantët kurdë po tërhiqen nga qyteti kufitar sirian Ras al-Ain sipas një marrëveshje të ndërmjetësuar me Shtetet e Bashkuara, ditë pasi ushtria turke filloi një ofensivë ndërkufitare në veri-lindje të Sirisë.

"Një kolonë prej afro 55 automjetesh hyri në Ras al-Ain dhe një kolonë prej 86 automjetesh u nis në drejtim të rajonit Tal Tamr," tha Ministria Turke e Mbrojtjes në një deklaratë të Dielën, duke publikuar gjithashtu disa foto të evakuimit me automjete civile. "Nuk ka asnjë pengesë për tërheqjen" e militantëve kurdë dhe "aktivitetet e daljes dhe evakuimit nga rajoni janë të koordinuara në mënyrë të saktë me palën amerikane", tha më tej Ministria e Mbrojtjes e Turqisë. Ndërkohë, një ushtar turk u vra herët të Dielën në një sulm nga militantët kurdë në zonën kufitare Tal Abiad, shtoi ministria turke. Turqia dhe militantët kurdë kanë akuzuar gjithashtu njëri-tjetrin për shkeljen e marrëveshjes së arritur kohët e fundit.

 

Tags

Komente