Oct 21, 2019 10:00 Europe/Tirane
  • Koalicioni saudit vazhdon sulmet e gjera në Jemen

Jahja Sarei zëdhënësi i ushtrisë jemenase njoftoi se avionët luftarak të koalicionit anti-jemenas të kryesuar nga Arabia Saudite në 48 orët e kaluara kanë kryer më shumë se 50 bombardime në Jemen.

 Sipas zëdhënësit të ushtrisë së Jemenit objektiv i këtyre sulmeve ishin provincat Saade në veri dhe Hexha në veriperëndim të Jemenit, por sulme ka pasur edhe në disa provinca të tjera të këtij vendi. deri tani nuk janë dhënë më shumë detaje mbi dëmet e shkaktuara nga bombardimet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në Jemen. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.

Tags

Komente