Oct 21, 2019 16:25 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Turqisë paralajmëron për ultimatumin 120 orësh për kurdët

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë ka paralajmëruar rreth ultimatumit 120 orësh për grupet kurde që të largohen nga pjesa veriore e Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mevlyt Çavushoglu ditën e hënë vuri në dukje faktin se ultimatumit 120 orësh i kanë mbetur vetëm edhe 35 orë të tjera dhe deklaroi: "Në vizitën e zv/presidentit të Amerikës në Turqi, të dy vendeve kanë nënshkruar një marrëveshje me 13 pika e cila thekson se brenda kësaj periudhe grupet militante kurde duhet të çarmatosen dhe të largohen nga pjesa veriore e Sirisë dhe nëse do të realizohet një gjë e tillë, operacionet ushtarake të Turqisë do të përfundojnë".

Ministri i jashtëm i Turqisë duke konfirmuar fillimin e procesit për largimin e forcave të grupit militant YPG nga pjesa verilindore e Sirisë, ka thënë: "Nëse këto forca nuk largohen tërësisht, operacioni i ushtrisë së Turqisë do të vazhdojë përsëri".  

Qeveria e Turqisë të enjten e kaluar nën presionin ndërkombëtar, është pajtuar me një afat 120 orësh për largimin e grupeve militante kurde nga provinca Raka dhe Hasake në verilindje të Sirisë.

Agresioni ushtarak i Turqisë në veri të Sirisë ka filluar më 9 tetor me pretekst të luftës kundër terrorizmit dhe spastrimin e kufirit Siri-Turqi nga prania e militantëve kurdë të cilët Ankaraja i quan terrorist.

 

Tags

Komente