Oct 21, 2019 16:31 Europe/Tirane
  • Abdulamhdi: Fitorja mbi terrorizmin nuk lejoi transferimin e terroristëve në rajone të tjera të botës

Kryeministri i Irakut deklaroi se fitorja e Irakut në luftën kundër terrorizmit pengoi transferimin e grupeve terroriste nga rajoni në rajone të tjera të botës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Adel Abdulmahdi, kryeministri i Irakut, ditën e hënë në takim me Erna Solberg, kryeministren e Norvegjisë në Bagdad, deklaroi: "Iraku në luftën kundër terrorizmit dhe në marrëdhëniet strategjike të tij me vendet e tjera, ka nevojë për mbështetje".

Kryeministrja e Norvegjisë në këtë takim deklaroi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen ndaj qeverisë së Irakut në luftën kundër terrorizmit dhe në fushën e trajnimit të forcave ushtarake dhe rindërtimit të Irakut.

Kryeministrat e Irakut dhe të Norvegjisë në këtë takim gjithashtu kanë diskutuar edhe rrugët për zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.

 

Tags

Komente