Oct 22, 2019 15:46 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vazhdon spekulimet kundër Iranit

Ministri këshilltar i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ditën e enjte përsëri pa paraqitur kurrfarë dëshmie, e ka quajtur Iranin përgjegjës për sulmin e kryer kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Adel Xhubejr në institutin "Chatham House" në Londër të Anglisë, duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, pretendoi se Irani qëndron prapa sulmeve me dronë të jemenasve kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite.

Adel Xhubejr edhe më parë kishte pretenduar se sulmi kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite është kryer me armë iraniane. Vlen të theksohet se njësitë e dronëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit më 14 shtator në kundërpërgjigje ndaj krimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në Jemen, kanë kryer në sulm me dhjetë dronë vendore kundër rafinerive të naftës Bakik dhe Khorejs të kompanisë Aramco të Arabisë Saudite.

Pas këtij operacioni, sauditët dhe aleatët e tyre duke përsëritur pretendimet e pabaza kundër Republikës Islamike të Iranit, pretenduan se Teherani ishte i implikuar në operacionet të jemenasve me dronë kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite. Këto pretendime të pabaza të sauditëve dhe aleatëve të tyre janë bërë në kohën kur forcat e armatosura të Jemenit me anë të një deklarate, kanë marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

 

Tags

Komente