Oct 22, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Bashar Asad në vijën e parë të frontit të luftës në jug të Idlibit

Presidenti i Sirisë së bashku me disa komandant të ushtrisë së këtij vendi ka shkuare në vijën e parë të frontit të luftës kundër terroristëve në provincën Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se zyra presidenciale e Sirisë sot (të martën ka deklaruar se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, gjatë udhëtimit të tij në provincën Idlib, ka vizituar edhe forcat e ushtrisë së këtij vendi në frontin Al-Hobejt në jug të provincës Idlib të Sirisë.

Provinca Idlib është e vetmja provincë e Sirisë e cila akoma ndodhet nën pushtimin e grupeve terroriste dhe të armatosura të mbështetura nga Turqia.

Ndërkohë forcat e ushtrisë së Sirisë në vazhdim të dislokimit të tyre në pjesën veriore të këtij vendi, sot në mëngjes (të martën) janë dislokuar në shtatë fshatra të tjera në veriperëndim të provincës Hasake.

Në bazë të këtij burimi, ushtria e Sirisë, në këtë avancim ka marrë kontrollin e shtatë fshatrave që përbëjnë një zonë të gjerë të kësaj province.

Burimet siriane të informimit gjithashtu kanë deklaruar se forcat e ushtrisë së Sirisë synojnë të dislokohen në veri të provincës Hasake duke përfunduar plotësisht këtë proces.

 

Tags

Komente