Oct 22, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Ushtria e Irakut:  Forcat ushtarake amerikane nuk kanë të drejtë të dislokohen në Irak

Komanda e ushtrisë së Irakut ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se forcat ushtarake amerikane të cilat kanë hyrë nga Siria në këtë vend, vetëm mund të kalojnë nëpër Irak dhe nuk kanë të drejtë dislokohen në territorin e këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se komanda e ushtrisë së Irakut sot (të martën) me lëshimin e një deklarate, ka theksuar: "Forcat ushtarake amerikane që janë larguar nga Siria, mund të hyjnë vetëm në rajonin e Kurdistanit dhe nëpërmjet kësaj rruge të largohen nga Iraku, por në asnjë mënyrë nuk ekziston kurrfarë leje për dislokimin e dhe qëndrimin e tyre në territorin e Irakut".

 Mediat informative gjithashtu kanë deklaruar se mbi 150 automjete të blinduara ushtarake amerikane janë larguar nga territori i Sirisë dhe kanë hyrë në Irak.

 

Tags

Komente