Oct 22, 2019 16:48 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë Bregun Perëndimor dhe arrestojnë 18 palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) në mëngjes kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Bregun Lindor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e shenjtë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat pushtuese sioniste gjatë këtyre operacioneve kanë bastisur disa shtëpi të popullit të Palestinës në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe Kodsit të pushtuar dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Ndërkohë ushtria e regjimit sionist ka njoftuar për arrestimin e 18 palestinezëve me akuzë të veprimtarisë dhe kryerjes së operacioneve të rezistencës. Shumica e të arrestuarve janë të rinj dhe të moshës adoleshente.

 

Tags

Komente