Tetor 28, 2019 08:06 Europe/Tirane
  • Abdullah Gordash, kreu i ri i grupit terrorist ISI

E përjavshmja amerikane News Week duke cituar burime të mirinformuara bën të ditur se grupit terrorist ISIS në vend të Abu Bekr Bagdadit ka zgjedhur personin me emër Abdullah Gordash.

Sipas kësaj reviste, ditën e shtunë dhe të dielë forcat amerikane kanë kryer operacion për vrasjen e Abu Bekr Bagdadit kreut të grupit terrorist ISIS dhe për të vrarë Abu Hasa Muhaxher një tjetër anëtar i këtij grupi i cili më herët kishte zgjedhur një zëvendës në rast të vdekjes së kreut të ISIS. News Week thotë se Abdullah Gordash i njohur me emrin Haxhi Abdulla Ofri, në muajin gusht është zgjedhur si zëvendësi i Abu Bekr Bagdadit dhe thuhet se vetë Bagdati e ka propozuar zgjedhjen e zëvendësit ët tij. Donald Trump presidenti amerikan në një konferencë për shtyp ka konfirmuar vdekjen e Abu Bekr Bagdadit, kreut të grupit terrorist ISIS.

Tags

Komente