Tetor 28, 2019 16:41 Europe/Tirane
  • Al-Baghdadi dhe tallja e Trump me opinionin publik

Mediat amerikane dhe pas tyre mediat perëndimore-arabe dje (të dielën) kanë publikuar lajmin e vrasjes së Abu Bekr Al-Baghdadi, kreut të grupit terrorist ISIS në provincën Idlib të Sirisë, lajm ky i cili që nga fillimi u përball me dyshim dhe dilema serioze nga ana e ekspertëve dhe analistëve të çështjeve të rajonit.

Publikimi i lajmit për vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadi për të cilin kohë pas kohe publikoheshin lajme të mëdha dhe të vegjël, në një periudhë një vit para organizimit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë dhe në kulmin e presionit të Kongresit të Amerikës për thirrjen e Donald Trump në interpelancë, për një çast u shndërrua në titullin e par një mediave ndërkombëtare. Këtë lajm në fillim e publikoi revista amerikan "Newsweek" në orët e para të ditës së diele duke cituar një funksionar ushtarak të Amerikës.

"Newsweek" duke cituar këtë funksionar ushtarak të Amerikës, deklaroi: "Abu Bekr Al-Baghdadij  është vrarë gjatë një operacioni të kryer me helikopter nga ana e forcave speciale të ushtrisë amerikane në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë dhe Uashingtoni fuqishëm beson në këtë ngjarje.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë gjithashtu pas publikimit të lajmit për vrasjen e Al-Baghdadij e shfrytëzoi rastin dhe pretendoi se gjatë operacionit të forcave ushtarake të Amerikës në provincën Idlib të Sirisë kanë bashkëpunuar edhe forcat ushtarake të Turqisë, mirëpo ky pretendim u hodh poshtë shumë shpejtë nga një funksionar amerikan.

Mediat perëndimore-arabe gjatë viteve të fundit shumë herë kanë publikuar lajme për vrasjen e kreut të grupit terrorist ISIS në territorin e Irakut dhe të Sirisë, lajme që më pas u vërtetoheshin se janë të rrejshme.

Polemika e vrasjes së Abu Bekr Al-Baghdadij zhvillohet në kohën kur rreth tetë vite më parë dhe më datë 1 maj të vitit 2011, gjithashtu me urdhrin e ish-presidentit amerikan Barak Obamna, u vra ish-kreu i Al Kaidas Osama bin Laden nga një operacion i forcave speciale ushtarake të Amerikës në territorin e Pakistanit. Edhe ai saktësisht një vit para zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale të Amerikës.

Ish-presidenti i Amerikës është munduar që vrasjen e Osama bin Laden ta shfrytëzojë sa më shumë për të fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Amerikë, veprim ky që rezultoi me fitoren e tij përsëri. Prandaj nuk është larg mendjes se edhe Donald Trump këtë veprim e ka bërë në prag të zgjedhjeve presidenciale 2020 të Amerikës me pretendimin e lajmit për vrasjen e dyshimtë të Abu Bekr Al-Baghdadij.

Një projekt të cilin aktualisht po e ndjek Donald Trump, e ka realizuar Barak Obama saktësisht shtatë vite më parë dhe në atë kohë u pretendua se trupi i Bin Laden pas vrasjes nga forcat amerikane në Afganistan, është hedhur në det. Natyrisht atëherë nuk është deklaruar se Afganistani në fakt nuk kufizohet me det fare!!! Ose praktikisht pse në det?!!!

Një çështje e rëndësishme në lidhje me vrasjen e Al-Baghdadi është vendi i qëndrimit të tij në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Ata të cilët e njohin rajonin, saktësisht e dinë se në provincën Idlib të Sirisë nuk ekziston asnjë pjesëtar i grupit terrorist ISIS dhe pjesëtarët e këtij grupi terrorist më shumë ndodhen në shkretëtirën e Dejrul-Zur dhe në provincën Homs në formë të bërthamave të shuara. Gjithashtu duke marrë parasysh armiqësinë e përgjakshme të grupit terrorist Tahrir Sham (ish-Fronti Nusra) me grupin terrorist ISIS dhe praninë e gjithanshme të grupit terrorist Tahrir Sham në provincën Idlib, në asnjë mënyrë nuk mund të duket e besueshme prania e Abu Bekr Al-Baghdadij në provincën Idlib të Sirisë. Prandaj ekziston një mundësi shumë e vogël që pretendimet e Trump të jenë të vërteta në lidhje me këtë çështje dhe sipas shumë gjasave kreu i grupit terrorist ISIS akoma është gjallë dhe sipas disa burimeve inteligjente, amerikanët dy vite më parë Al Baghdadijun e kanë transferuar në Afganistan për të realizuar një program të ri.

Një tjetër argument që kanë paraqitur analistët e çështjeve politike në lidhje me pavërtetësinë e pretendimit të Trump për vrasjen e Al-Baghdadij, është sigurimi që u jep Amerika kurdëve të Sirisë duke pretenduar se Uashingtoni akoma qëndron prapa tyre, për arsye se deklarimi i largimit të forcave amerikane nga pjesa verilindore e Sirisë dhe pastaj fillimi i operacionit ushtarak të forcave të Turqisë në këtë rajon, bëri që kurdët e Sirisë këtë veprim të Uashingtonit ta vlerësojnë si tradhti. Prandaj për këtë arsye Trump për ta përmirësuar imazhin e vet ka publikuar një lajm të tillë të pavërtetë.

Çështje tjetër që hedh poshtë vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadij, kreut të grupit terrorist ISIS në Idlib të Sirisë, është deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Ministria e Mbrojtjes së Rusisë duke vë në dukje informacionet kontradiktore në lidhje me vrasjen e kreut të grupit terrorist ISIS gjatë operacionit të ushtrisë së Amerikës, ka shprehur dyshime serioze në lidhje me publikimin e këtij lajmi.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ditën e diele ka deklaruar se nuk ekziston kurrfarë informacionet të besueshme në lidhje me operacionin e pretenduar të ushtrisë së Amerikës në sulmin kundër vendqëndrimit të Al-Baghdadij në Idlib të Sirisë.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se avionët luftarakë dhe helikopterët e koalicionit amerikan anti-ISIS në ditën e kaluar dhe gjatë ditëve të fundit nuk kanë kryer sulme ajrore në Idlib të Sirisë.

Në kohën kur amerikanët më parë në mënyrë të përsëritur kanë pohuar se grupin terrorist ISIS e kanë prodhuar organizatat inteligjente të Amerikës duke përfshirë këtu edhe deklaratat e Hillary Clinton dhe Donald Trump; si dhe mbështetjen e gjerë logjistike, ajrore dhe me pajisje luftarake të Amerikës ndaj grupit terrorist ISIS përgjatë 3 viteve të luftës në Irak, ky lajmë që në thelb përballet me pikëpyetje të shumta. Duke kërkuar në internet akoma mund të gjendet videot e publikuara nga kurdët e Irakut të cilët tregojnë helikopterët e ushtrisë amerikane që ulen në rajonin Al-Huvejxha të Irakut që kontrollohej nga ISIS dhe pas një ore të njëjtët helikopter fluturojnë nga ai rajon.

Me këtë të kaluar dhe me këto dëshmi, pretendimi i Trump për vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadij duket më tepër si një tallja dhe shaka se sa si një realitet!!!

 

Tags

Komente