Nov 02, 2019 08:56 Europe/Tirane
  • Akord mbi metodën e punës së komitetit kushtetues të Sirisë

Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë ka thënë se komiteti kushtetues i Sirisë ka rënë dakord për metodën e punës për hartimin e projekt-kushtetutës së re.

Geir Pedersen, vuri në dukje se 150 anëtarët e këtij komiteti kanë rënë dakord për mënyrën e punës dhe aktiviteteve të komiteti. Burimet informative të Sirisë ka deklaruar se takimet e para të komitetit për hartimin e Kushtetutës së Sirisë filluan ditën e mërkurë më 30 tetor. Gazeta siriane “Al-Vatan” njoftoi se sipas deklaratës së publikuar nga i dërguari special i OKB për çështje të Sirisë, tre delegacione pjesëmarrëse në komitetin e Kushtetutës së Sirisë që nga dita e hënë ndodhen në Gjenevë dhe ky komitet filloi punimet ditën e mërkurë. Gazeta “Al-Vatan” ka shkruar se tre delegacionet e mbështetura nga qeveria, nga opozitarët dhe nga shoqëria civile deri të shtunën e ardhshme do të qëndrojnë për disa kohë në Gjenevë. Sipas kësaj gazete, data e fillimit të punimeve të këtij komiteti është deklaruar pas arritjes së marrëveshjes për mos pjesëmarrje të asnjë delegacioni jo zyrtar të Sirisë në mbledhje, pas sigurimit se organizimi i takimeve mes palëve siriane do të bëhet pa ndërhyrjen e jashtme dhe çështjet do të administrohen vetëm nga përfaqësuesi special i OKB.

 

 

Tags

Komente