Nov 02, 2019 21:12 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite negocion me Ansarullahun

Paralelisht me përparimin e Ansarallahut në terren, disa burime raportojnë negociata sekrete midis lëvizjes jemenase dhe Arabisë Saudite.

Bisedime sekrete janë duke u zhvilluar për rihapjen e Aeroportit Ndërkombëtar të Sana'as, mbase për këtë arsye dorëheqjen Presidenti i dorëhequr jemenas Mansur Hadi po mungon. Ndërsa Arabia Saudite me javë të tëra ka ndjekur negociata indirekte politike dhe ushtarake me Ansarallah, forcat e ushtrisë jemenase dhe Komitetet Popullore kanë vazhduar të mposhtin me forcë përpjekjet e forcave saudite, të mbështetura nga mercenarët sudanez dhe forcat e tjera mercenare, në frontet e Xhizanit në jug të Arabisë Saudite. Por tensionet e vazhdueshme ushtarake që kanë shpërthyer për një javë nuk e kanë mbyllur derën e negociatave të vazhdueshme midis komandantëve të lartë sauditë dhe jemenas. Gazeta libaneze Al-Akhbar shkruan se "e gjithë kjo tregon se Arabia Saudite, pas dështimit të ofensivës së saj kundër Jemenit, kërkon të gjejë një rrugëdalje nga bataku në të cilin është zhytur". Bisedimet e vazhdueshme midis dy palëve janë ende të brishta, por ato kanë rezultuar në një rënie të konsiderueshme të sulmeve ajrore të Riadit në provincat e Jemenit dhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lirimin e anijeve jemenase të naftës, të ndaluara nga koalicioni agresor saudit. Diskutimet ngritën gjithashtu çështjen e rihapjes së Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit jemenas Sana'a.

 

Tags

Komente