Nov 04, 2019 15:41 Europe/Tirane
  • Koordinatori i OKB për çështje të Palestinës viziton Rripin e Gazës

Nikolay Mladenov, koordinatori i OKB për paqe në Lindjen e Mesme, ditën e hënë ka arritur në Rripin e Gazës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se vizita e Mladenov në Gaza bëhet në kohën kur tensionet mes rezistencës së Palestinës dhe regjimit sionist janë shtuar në masë të madhe.

Avionët luftarak të regjimit sionist të shtunën kanë bombarduar disa herë objektiva brenda në Rripin e Gazës ku si pasojë është martirizuar një palestinezë dhe janë plagosur dy persona të tjerë.

Rezistenca e Palestinës gjithashtu në përgjigje ndaj këtij agresioni sionist, ka sulmuar me raketa kolonitë sioniste në territoret e pushtuara.

Ndërkohë brigadat "Al-Kods" të Xhihadit Islamik në reagim ndaj këtij agresioni të regjimit sionist, ka deklaruar: "Rezistenca e Palestinës është e gatshme për t'u përballur me çfarëdo lloj çmendurie të regjimit sionist".

Forcat e rezistencës palestineze të dielën kanë rrëzuar një dron spiunazh të regjimit sionist në qiellin e Rripit të Gazës.

 

Tags

Komente