Nov 07, 2019 10:08 Europe/Tirane
  • Protesta anti-qeveritare në Kuvajt

Me mijëra kuvajtianë ditën e mërkurë kanë dalë në protesta kundër kushteve të rënda ekonomike, kushteve të jetesës dhe ligjeve lidhur me shtetësinë në këtë vend.

Protestat janë organizuar në sheshin Arade të qytetit Kuvajt kryeqytet i këtij vendi. pjesëmarrësit kanë kërkuar reformimin e sistemit arsimor, rikonstruksionin e spitaleve, eliminimin e konfliktit të interesit në shtet, amnistinë e të dënuarve politikë, lirinë e shprehjes, zgjidhjen e papunësisë dhe ndryshimin e ligjit për nënshtetësi. Kuvajtianët kanë kërkuar reforma ekonomike dhe janë shprehur kundër paketës së re të taksave duke paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen edhe më tej. Thirrja për organizimin e protestave në Kuvajt është bërë disa ditë më parë menjëherë pas vdekjes së 2 të rinjve kuvajtianë. Këta dy të rinj kanë kryer vetëvrasje duke u hedhur nga një apartament në shenjë proteste ndaj kushteve të rënda të jetesës. Të rinjtë ishin nga klasa e njohur me emrin “Pa” që do të thotë shtresa e shoqërisë pa nënshtetësi. Familjarët e këtyre fëmijëve prej dekadash jetojnë në Kuvajt por shteti kuvajtian nuk u ka thënë atyre shtetësi.

Tags

Komente