Nov 11, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Bashar Asad: Amerika dhe Turqia po vjedhin naftën e Sirisë

Presidenti i Sirisë Bashar Asad në një intervistë për agjencinë Rusia Today, deklaroi se Amerika dhe Turqia janë duke vjedhur naftën e Sirisë.

Elementët terroristë të ISIS kanë partnerë që bëjnë vjedhjen e naftës siriane që nga viti 2014. Këta partnerë janë Rexhep Taip Erdogan presidenti i Turqisë dhe grupi i tij përkrah amerikanëve, CIA-s etj., tha në fjalën e tij presidenti i Sirisë. Më herët ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pasi theksoi se SHBA-ja ka pranuar se në Siri ndodhet veçanërisht për rezervat e naftës, tha se “askush përveç popullit të Sirisë, nuk ka të drejtë mbi pasuritë e Sirisë”. Kritika e Ministrit të Jashtëm turk për SHBA dhe për praninë e saj ushtarake në fushat e naftës siriane, bëhet në kushtet kur janë shtuar kritikat nga populli sirian dhe qeveria siriane për praninë ushtarake të Turqisë në Siri . Vendet në rajon dhe botë kanë dënuar gjithashtu okupimin amerikan dhe turk të tokave siriane. Në fakt, zyrtarët turq dhe amerikanë vazhdimisht komentojnë çështjet e brendshme dhe rajonale siriane në një kohë kur ushtritë e këtyre dy vendeve janë të pranishme në mënyrë të paligjshme në Siri. Padyshim, fushat e naftës janë e drejtë e popullit të Sirisë të shkatërruar nga lufta. Nuk ka dyshim që zyrtarët e qeverisë amerikane janë të etur për naftën bruto dhe burimet hidrokarbure të vendeve të tjera. Por kjo babëzi e tyre nuk është një justifikim i mirë për të pushtuar vendet me burime nafte ose gazi. 

Tags

Komente