Nov 11, 2019 16:33 Europe/Tirane
  • Al-Huthi: Agresorët dhe mercenarët shkaktar të urisë së popullit të Jemenit

Kryetari i Komitetit të Revolucionit të Jemenit deklaroi se agresorët dhe mercenarët që po luftojnë kundër Jemenit janë shkaktarët kryesor të urisë së popullit të Jemenit dhe ata po kënaqen me vuajtjen e popullit jemenas.

Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit të revolucionit të Jemenit, ditën e diele në një intervistë me agjencinë e lajmeve SEBA, ka thënë se provincat Aden, Sana, Al-Hudejdah dhe Dhimar kanë pesë vite që nuk kanë energji elektrike dhe banorët e këtyre rajoneve po jetojnë në errësirë. Ai shtoi: "Vuajtjet e popullatës së këtyre rajoneve janë rezultat i kundërshtimit të agresorëve dhe mbështetësve të tyre të cilët nuk po lejojnë rivendosjen në funksion të qarkullimit të energjisë elektrike të centralit Al-Ghazi".

Al-Huthi tha: "Në kohën kur qytetarët jemenas kanë kërkuar të përdorin energjinë zëvendësuese dhe të blejnë platformat e energjisë diellore, agresorët dhe mercenarët e tyre pa kurrfarë arsye kanë penguar importimin e këtyre pajisjeve në Jemen".

Kryetari i komitetit të revolucionit të Jemenit gjithashtu ka thënë se situata në provincën Mearib është shumë më ndryshe se sa që po paraqitet në propagandën e mediave dhe shtoi: "Pakënaqësia e qytetarëve në provincën Me'arib është për shkak të mungesës së shërbimeve dhe në krye të tyre energjisë elektrike dhe ngritjes së çmimit dhe kjo pakënaqësi po zgjerohet gjithnjë e më shumë".

 

Tags

Komente