Nov 12, 2019 09:34 Europe/Tirane
  • Moktada Sadr paralajmëron Amerikën

Lideri i lëvizjes Sadr në Irak ka paralajmëruar Amerikën mbi keqpërdorimin e zhvillimeve të fundit në vend dhe deklaroi: Ne nuk lejomë që Uashingtoni ta kthejë Irakun në një tjetër Siri.

Mutkada Sadr me një deklaratë drejtuar qeverisë amerikane ka thënë: boll ndërhyrjes në punët tona të brendshme. Iraku ka njerëz të mëdhenj tek të cilët mbështetet dhe nuk ka nevojë për ndërhyrjen tuaj apo të tjerëve. Ai ka refuzuar propozimin e Amerikës për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Irak dhe ka thënë: Ne më herët kemi dhënë propozimin për zgjedhje të parakohshme por nëse këto zgjedhje do të organizohen nën monitorimin e Amerikës ne nuk do të qëndrojmë të heshtur. Nëse Amerika synon të vazhdojë ndërhyrjet e saj në Irak, kjo do të jetë fundi i pranisë së saj në Irak dhe unë personalisht do të kërkoj organizimin e protestave milionëshe të zemërimit. Një burim nga presidenca e Irakut ka njoftuar për përfundimin e projektligjit të ri për zgjedhje në këtë vend. Agjencia e lajmeve "Eufrat" duke cituar këtë burim, ka shkruar: "Projektligji i ri për zgjedhje është hartuar në bashkëpunim me një numër të madh të ekspertëve dhe përfaqësuesve të OKB në Irak". Sipas këtij burimi, në bazë ligjit të ri, do të formohet një komitet i përbërë nga autoritetet gjyqësore dhe ekspertët dhe në këtë komitet nuk do të ketë vend për kërkimin ndarjes partiake në të. Gjithashtu është theksuar se në bazë të këtij ligji të ri, 30% e numrit të deputetëve në Parlament, do të reduktohet. Në këtë ligj, kriter do të jetë numri më i madh i votave në zonat zgjedhore.

 

 

Tags

Komente