Nov 12, 2019 09:34 Europe/Tirane
  • Vritet një prej komandantëve të lartë të Xhihadit Islamik

Në sulmin e djeshëm të avionëve luftarakë të regjimit sionist ndaj shtëpisë së Baha Abu’ata një prej komandantëve të degës ushtarake të Xhihadit islamik në Gaza, është martirizuar ai së bashku me bashkëshorten.

Avionët luftarakë të regjimit sionist dje kanë bombarduar shtëpinë e komandantit të degës ushtarake të Xhihadit Islamik në rajonin Shoxhaje. Sipas agjencisë Palestine Today, në këtë sulm u martirizua ai së bashku me bashkëshorten ndërsa dy fëmijët e tij janë dërguar të plagosur në spital. Rezistenca palestineze në përgjigje të këtij veprimi ka lëshuar disa raketa në drejtim të regjimit sionist. brigadat e Kodsit dega ushtarake e Xhihadit islamik, ka konfirmuar martirizimin e Baha Abu’ata dhe ka kërcënuar regjimin sionist se do të marrë hakun e këtij komandanti.

Tags

Komente