Nov 12, 2019 18:27 Europe/Tirane
  • Izraeli sulmon, rezistenca palestineze përgjigjet me 150 raketa

Përgjigja palestineze ka synuar një nga fabrikat kryesore në Sderot që ende po digjet. Një milion izraelitë janë në strehimore, të varrosur në kolonitë jugore, si dhe në rajonin e Tel Avivit dhe sirenat e alarmit nuk po ndalojnë në Ashdod, Sderot dhe Niram.

Në Tel Aviv dhe Gush Don, raketa priten gjatë gjithë natës. Një natë pa gjumë filloi në Izrael. Vrasja e shënjestruar e një prej komandantëve të Xhihadit Islamik të Palestinës, Abu Atta në Gaza hapi portat e ferrit. Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Izraelit, Aviv Kutchavi sot u përpoq të siguronte duke pretenduar se Izraeli është gati për "disa ditë lufte", megjithatë, duke mos guxuar të konfirmojë një kthim të Izraelit në politikën e vrasjeve të shënjestruara. Ndërkohë, Shtabi i Forcave të Përbashkëta të Rezistencës ka publikuar një komunikatë e cila jep udhëzime shumë të qarta mbi modalitetet e përgjigjes së Rezistencës. Kreu i Partisë Blu-Bardhë Benny Gantz dhe lideri i partisë Yisrael Bejtenu, Avigdor Lieberman, të cilët kishin për tu takuar të martën për të diskutuar formimin e një kabineti të koalicionit, e anuluan takimin nga pasiguria në Tel Aviv, kështu që ata e shtynë atë në një datë të mëvonshme. Rreth 150 raketa kanë shënjestruar tashmë Tel Avivin qytetin Xhaffa dhe vendbanimet sioniste afër Gazës në përgjigje të vrasjes së një prej komandantëve të lartë të Palestinës. Raketat e lëshuara nga Xhihadi Islamik ranë në një autostradë në Javne në Tel Avivin qendror. Trenat u ndalën në Negev, Ashkelon, Be'er Sheva dhe Sderot dhe strehimet nëntokësore u hapën në Kyriat Melachi. Ndërkohë, Tel Avivi mban sekret bilancin e zjarrit të shkaktuar nga raketat palestineze në uzinën e Sderot. Të paktën katër kolonë sionistë u plagosën në një sulm me raketa në një fabrikë afër kolonisë Sderot në jug të Izraelit. "Grupet e rezistencës palestineze janë plotësisht të përgatitura të japin një përgjigje të përshtatshme për armikun izraelit në orët e ardhshme," tha Qendra e Operacioneve të Përbashkëta të Rezistencës Palestineze. Nga frika, regjimi izraelit ka rihapur strehimet nëntokësore në vendbanimet e vendosura brenda Izraelit 75 km nga kufijtë e Gazës. Rezistenca Palestineze dha urdhër që "sulmet të ishin të precize dhe kirurgjikale".

 

Tags

Komente