Nov 12, 2019 20:48 Europe/Tirane
  • Goditet një bazë ushtarake izraelite, Tel Avivi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Më shumë se 190 raketa të shtëna në Izraelin jugor dhe qendror, përfshirë aeroportin e Tel Avivit: krahu ushtarak i Xhihadit Islamik të Palestinës (Brigada al-Kuds) ka lëshuar raketa mbi një bazë ushtarake izraelite në lindje të Rafahut.

Qendra informative libaneze Al-Ahed, e konfirmon informacionin dhe raporton një numër të madh viktimash të mundshme nga pala izraelite. Të martën në mbrëmje, një tank izraelit Merkava u godit dhe u shkatërrua në lindje të rajonit Khan Junes, duke i kujtuar sionistët për kohërat e tmerrshme të përjetuara gjatë luftës së vitit 2006 kundër Hezbollahut. Ndërkohë, Ministri izraelit i Çështjeve Ushtarake që kërcënoi të zgjasë sulmet e tij, sapo ka deklaruar një gjendje të jashtëzakonshme. Naftali Bennett ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme për 48 orë. Ushtria izraelite është mobilizuar në kolonitë sioniste të vendosura 80 kilometra thellë në territoret e okupuara. Qindra rezervistë u mobilizuan gjithashtu.

 

Tags

Komente