Nov 13, 2019 12:38 Europe/Tirane
  • Gjendje e jashtëzakonshme në Al-Hudejdah të Jemenit

Qeveria e shpëtimit kombëtar të Jemenit ditën e mërkurë ka deklaruar se për shkak të përhapjes së etheve "Dengue" dhe Malaria,  është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në provincën Al-Hudejdah të Jemenit.

Agjencia e lajmeve SEBA e Jemenit njoftoi se Taha Al-Mutavakel, ministri i shëndetësisë në qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit, ka bërë të ditur regjistrimin e mbi 116.500 rasteve të sigurta të infektimit me sëmundjen Malaria, regjistrimin e 500.000 rasteve të dyshimta për infektim me këtë sëmundje si dhe për regjistrimin e 23 mijë rasteve të infektimit me sëmundjen "Ethet Dengue".

Al-Mutavakel shtoi: "Humbja e jetës së 11 personave për shkak të sëmundjes "Ethet Dengue" të konfirmuar ndërsa edhe 51 raportime të vdekjes për shkak të kësaj sëmundje janë dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë së Jemenit".

Vlen të theksohet se Jemeni që nga  vitit 2015 po përballet me agresionin ushtarak të Arabisë Saudite dhe me bllokadën e hekurt që është vendosur ndaj këtij vendi dhe kjo është bërë shkak që ekonomia e këtij vendi të shkatërrohet dhe gjendja njerëzore të përkeqësohet jashtë mase për shkak të mungesës së lëndëve ushqimore dhe medikamenteve.

Në rast se sëmundja "Ethet Dengue" do të përhapet në Jemen, ky vend i varfër do të kërcënohet me vdekjen e gjerë të popullatës.

 

Tags

Komente