Nov 13, 2019 20:29 Europe/Tirane
  • Haaretz: Tel Avivi është bërë një qytet fantazmë

Gazeta sioniste Haaretz pohoi të mërkurën se qyteti i Tel Avivit ishte boshatisur dhe i frikësuar nga tmerri i raketave të rezistencës palestineze.

"Qyteti i Tel Avivit nuk e ka parë kurrë një situatë të tillë më parë", shkruan Haaretz. "Duket sikur ta kishte goditur bomba, ndërsa asnjë bombë nuk ka rënë, por Tel Avivi u kthye në një qytet fantazmë. Në qytetin e prosperuar të Tel Avivit, askush nuk po pi ekspres dhe të gjitha rrugët janë të zbrazura", shkruan gazeta sioniste Haaretz. Sipas mediave izraelite, rreth 340 raketa janë qëlluar nga Gaza në vendbanimet izraelite deri më tani. Mediat gjithashtu raportuan se njëra nga raketat kishte goditur një rezistencë banimi në qytetin e okupuar palestinez Askelon duke vrarë një kolon izraelit dhe duke plagosur dy të tjerë. Ndërkohë, që nga mëngjesi i së martës ushtria sioniste ka nisur një raund të ri sulmesh në Rripin e Gazës, duke vrarë 24 palestinezë dhe duke plagosur 100 të tjerë.

 

Tags

Komente