Nov 17, 2019 14:53 Europe/Tirane
  • Vazhdon hyrja e karvanëve ushtarak të Amerikës në verilindje të Sirisë

Një karvan tjetër ushtarak i Amerikës ka hyrë në qytetin Kamishli në provincën Hasake në verilindje të Sirisë.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se një karvan ushtarak amerikan nga Kurdistani i Irakut ka hyrë në pjesën verilindore të Sirisë.

Tre ditë më parë një karvan tjetër ushtarak i Amerikës pasi ka kaluar kufirin mes Sirisë dhe Irakut, është dislokuar në afërsi të fushave naftore në verilindje të Sirisë.

Pavarësisht planit për largimin e forcave ushtarake amerikane nga Siri, Amerika synon të ruajë kontrollin ushtarak në bazën ushtarake Al-Tenef në afërsi të kufirit të Sirisë me Irakut dhe kompanitë kontraktore ushtarake të Amerikës me pretekst të moslejimin e kontrollit të fushave naftore të Sirisë nga ana e terroristëve të ISIS, po mbahen në afërsi të puseve të naftës dhe fushave të gazit natyror në lindje të lumit Eufrat në territorin e Sirisë.

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, së fundi e ka krahasuar Amerikën me regjimin nazist të Gjermanisë dhe ka deklaruar: "Uashingtoni po plaçkit naftën e Sirisë".

 

Tags

Komente